Aksioni “Drejto biçikletë” nesër zhvillohet në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 09:12

Aksioni “Drejto biçikletë” nesër zhvillohet në Gostivar

Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” dhe fushatës së promovuar së fundi “Drejto biçikletë”, të enjten në Gostivar është planifikuar aktivitet në terren duke filluar nga ora 17:00 në rrugën “Braça Gjinovski”, afër Qendës për Kulturë në Gostivar.

Zyrtarët policorë dhe përfaqësues nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të shpërndajnë fletushka përkatëse me përdorim për përdorim më të shpeshtë dhe korrekt të biçikletave dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

Qëllimi i fushatës është të afirmojë, inkurajojë dhe mbështesë përdorimin e biçikletave, jo vetëm nga të rinjtë, por nga kushdo që ka mundësi ta bëjë këtë dhe në këtë mënyrë të arrijë përfitime të shumta shëndetësore, mjedisore por edhe materiale.

Aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit shumëvjeçar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 09:12