Aksion i policisë rrugore, 18 gjoba për shoferët e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:27

Aksion i policisë rrugore, 18 gjoba për shoferët e Gostivarit

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, të hënën nga ora 14:00 deri në ora 19:00 në zonën e gjerë të Pollogut kanë kryer aksion kontrollues për parakalim në të cilin janë zbuluar gjithsej 32 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-18) dhe ligjërisht.

Numri më i madh i shkeljeve të konstatuara (27) ka të bëjë me parakalimet në vende të ndaluara, 4 në kolonë dhe 1 në vende të pavëzhgueshme.

Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat
e parapara, e disa prej tyre do të përballen me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri
në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-
8 dhe GV-2).

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos bëjnë
parakalime në zonat e ndaluara dhe veçanërisht në të ashtuquajturën “vijë e plotë”, sepse në këtë
mënyrë menjëherë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjithashtu, apelohet që shpejtësia të rregullohet sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe të vona të mbrëmjes, sepse kushtet e vjeshtës në rrugë janë përpara dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme vigjilenca dhe përqendrimi maksimal i drejtuesve të mjeteve. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:27