Aksidentohet këmbësori nga Gostivari, merr lëndime të rënda trupore

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Gusht, 2020 11:53

Më datë 10.08.2020 në ora 21.00 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, katërcikli ,,Linaj“ me targa Gostivarit, i drejtuar nga personi M.M. (34) nga Gostivari, ka aksidentuar këmbësorin A.S. (83) nga Gostivari i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Me autorizimin e Prokurorit Publik, inspektimin në vendin e ngjarjes e ka krye ekipi nga DPB – Gostivar. GS 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Gusht, 2020 11:53