Aksident trafiku në Tetovë, 81-vjeçari godet me makinë biçiklistin 72-vjeçar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2023 11:40

Aksident trafiku në Tetovë, 81-vjeçari godet me makinë biçiklistin 72-vjeçar

Dje në orën 14 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Lubotenska” në Tetovë kishte ndodhur një aksident trafiku ku kishion qenë të përfshirë vetura “Folkcfagen Bora” me targa të regjistrimit të Tetovës të drejtuar nga 81-vjeçari S.H. nga Tetova i cili ka aksidentuar një biçikletë të drejtuar nga 72-vjeçar S.M. nga Tetova.

Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi SPB Tetovë. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2023 11:40