Aksident trafiku në rrugën regjionale Gostivar-Çegran
Dje (17-qershor) rreth orës 17 e 50 minuti, në rrugën regjionale Gostivar-Çegran, në lagjen ,,Pitarnica”, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë qenë pjesmarës: vetura ,,Folkcvagen Golf” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar N.M.(62) nga fshati Çajle e Gostivarit dhe motoçikleta ,,Juajie” gjithashtu me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar L.T.(79) nga i njëjti fshat.
Në këtë aksident Motoçiklisti L.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në
Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat” në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga Njësia e punëve të brendshme Gostivar.