Aksident trafiku në Mavrovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 13:00

Aksident trafiku në Mavrovë

Dje (20-nëntor) në ora 13:10 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes për në fshatin Mavrovë, më saktësisht në lokalitetin “Mavrova e Vjetër”, vetura “Hyundai” me targa të Shkupit e drejtuar nga 23-vjeçari M.S. nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pasagjerët në vetur M.N.(24) dhe 21-vjeçari B.R po ashtu nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 13:00

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...