Aksident trafiku në magjistralen Gostivar – Kërçovë, rrokulliset kamioni me rimorkio
Para pak çastesh në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në kilometrin e parë ka ndodhur në aksident trafiku, raporton Gostivari Sot
Me këtë rast, kamion me regjistrim të Bullgarisë ka devijuar nga rruga.
Nuk dihen arsyet e këtij aksidenti të komunikacionit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.Përvëç dëmit material nuk janë regjistruar lëndime në njerëz. Pavarësisht aksidentit komunikacioni zhvillohet pa pengesa.
Për më tepër informacion rreth rastit do tu mbajmë të informuar gjatë orëve në vazhdim.