Aksident, shoferi pëson lëndime të rënda trupore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 11:34

Dje në ora 12.50, në Stacionin policor të Gostivarit është raportuar se në kryqëzimin e autostradës me rrugën rajonale kthesa e Negotinës- fshati Negotinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Serbisë, e drejtuar nga personi N.H. (61 ) nga Dobërdolli i Gostivarit dhe vetura ,,Opel“ me targa të Gostivarit e drejtuar nga personi F.N. (27) nga Gorjani i Gostivarit.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi N.H, të cilat janë konstatuar në Spitalin e
Përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga DPB- Gostivar. FronPage.MK

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 11:34