Aksident në Gostivar, këmbësori përfundon në Spital

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:42

Aksident në Gostivar, këmbësori përfundon  në Spital

Dje (22-nëntor) në ora 16:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, vetura “daevu” me shenja regjistrimi të Gostivarit e drejtuar nga 46-vjeçari G.P. nga Gostivar, ka aksidentuar këmbësorin M.Sh (67) nga Gostivari.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku është dërguar për ndihmë mjekësore.

Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:42