Aksident në Gostivar, ka persona të lënduar
Dje (29-qershor) rreth orës 12:45 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “101” në Gostivar ka
ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa regjistrimi të Gostivarit: “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 58- vjeçari A.B. nga Gostivar dhe “audi” e drejtuar nga personi F.M (36), po ashtu nga Gostivari.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës “audi”, ndërsa tek shoferi tjetër janë konstatuar me lëndime trupore në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të
aksidentit. Gostivari Sot