Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Aksident i katërfishtë në Shkup

Aksident i katërfishtë në Shkup

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Tri vetura kanë qenë në qarkullim, ndërkaq njëra e parkuar.

Si pasojë, janë lënduar 4 persona. Njëri shofer i veturës “Alfa romeo” dhe tre bashkudhëtarë. “Më 14 mars 2021, në ora 21:25 në SPB Shkup është denoncuar, se në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë vetura “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, me shofer E.L.(67) nga Shkupi, vetura “Alfa romeo” me targa të Shkupit, me shofer R.I.(20) nga Shkupi, vetura “Shkoda Fabia” me targa të Shkupit, me shofer B.Ç.(29) nga Shkupi dhe vetura e parkuar “Shkoda” me targa të Shkupit, i parkuar nga E.M.(47) nga Shkupi”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.

Më tej në njoftim thuhet, se nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Shkoda fabia”, S.Ç.(61), kurse me lëndime të lehta trupore shoferi i “Alfa romeos”, R.I. dhe bashkudhëtarët e tij B.T.(21) dhe V.Ç.. Lëndimet u konstatuan në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Në vendngjarje është kryer edhe ekspertizë, ndërkaq po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Previous: 137.022 qytetarë janë paraqitur për vaksinim
Next: Rriten çmimet e derivateve të naftës

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Bunar-Petrol Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

jahja-kemal “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

“Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.