Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër është Naser Ziberi

Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër është Naser Ziberi

Naser Ziberi do të jetë pretendues për Kryeministrin e parë shqiptar. Informata u bë e ditur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Prespa, njofton Flaka

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti i cili nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në Prespë shpalosi emrin e shumëpritur për kryeministët të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish deputetin dhe nënkryetarin e qeverisë dhe bashkë-përpilues të Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për
të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë.” tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për Kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur që ka Ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit
si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një
përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por,  çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thash: PO.”

Ziberi ka qenë deputet në Parlamentin e RMV për tre mandate. Ziberi ka qenë Kryetar i Degës së PPD-së në komunën Karposh, Shkup nga viti 1990 deri në 1994.

Ka qenë Sekretar i përgjithshëm i PPD-së nga viti 1994 deri në 1998. Anëtar i Kryesisë dhe koordinator i Grupit të deputetëve të PPD-së në Kuvendin e  RM. Kryetar i  Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM në bashkupunimë me  Parlamentin e Republikës së Turqisë. Anëtar i  Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me parlamentet e Mbretërisë së Norvegjisë, Republikës së Finlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Islandës. Ishte nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga viti 1996 deri në 1998 dhe ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

U lind në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë, Shkup, RM. Shqipëtar. Ka kryer  Fakultetin Juridik. Gjatë kohë punoi si gazetar në gazetë e përditshme në gjuhën shqipe “Flaka”.  E flet gjuhën franceze. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM në dy mandatet e mëparshme nga viti 1990 deri në 1998. Jeton në  fshatin Llaskarcë, Shkup. Flaka

Continue Reading

Previous: Niveli i ujit të lumit Vardar është rritur
Next: Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.