Agjërimi për Natën e Kadrit, gjatë 10 ditëve të fundit në muajin e Ramazanit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Prill, 2023 20:26

Agjërimi për Natën e Kadrit, gjatë 10 ditëve të fundit në muajin e Ramazanit

Muaji i Ramazanit ka hyrë në javën e tij të fundit por edhe më të rëndësishmen në aspektin fetar, ku gjithmonë 10 ditshi i fundit ka edhe rëndësinë më të madhe dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve.

Ky muaj mbledh me dhjetëra e qindra besimtarë në për xhamitë si mbarë botën. ashtu edhe në vendin tonë apo në Tiranë. Imami i Xhamisë së Selitës, na tregon se çfarë ka patur të ndryshme ky muaj këtë vit.

Brenda këtij 10 ditshi të fundit është edhe nata e madhe e Kadrit. Një nga ditët kur edhe fillestarët e besimit islam pavarësisht se nuk agjërojnë gjithë muajin, shpresojnë të qëllojnë në gjetjen e kësaj nate duke e agjëruar dhe u lutur, por për të nuk ka një datë saktë sipas shpjegimit fetar.

Agjërimi vetëm i Natës së Kadrit konsiderohet si një ftesë për të qenë më i vetëdijshëm për rëndësinë që kanë të 30 ditët e muajit të Ramazanit dhe për ta përmbushur të gjithë detyrimin në të ardhmen.

Një gjest sado i vogël Zoti e sheh me sinqeritet dhe i jep bereqet. I këshilloj të gjithë besimtarët dhe njerëzit e tjerë që çohen për syfyr në këtë ditë agjërimi në kërkim të Natës së Kadrit, që ta vazhdojnë këtë gjë duke u lutur dhe duke shpresuar që Allahu t’ja u a pranojë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Prill, 2023 20:26