Agjenda e transformimit digjital “Era digjitale”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:52

Agjenda e transformimit digjital “Era digjitale”

Qeveria ka miratuar informatën e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës, për proceset e digjitalizimit dhe udhërrëfyesit për transformim digjital të vendit, me synimin  për të ndjekur trendet botërore. Sllogani i Ministrisë së Shoqërisë Informatike do të jetë “Era digjitale”, me të cilin do të ndiqet transformimi digjital i shtetit, bën të ditur ministri, Azir Aliu.

Sipas tij me transformimin digjital do të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet e shtetit me qytetarët, duke përmirësuar shërbimet publike, të cilat do të ofrohen nëpërmjet platformës nacionale dhe pikave për një shërbim. Shkelësit e ligjit janë kundërshtarët më të mëdhenj të digjitalizimit, sepse zvogëlohet mundësia e tyre për manipulim dhe abuzim, tha ministri, Aliu. 

“Sot Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka në 5 qytete pika të integruara të shërbimeve që ofrojnë për qytetarët shërbimet e konceptit uan stop shot. Me strategjinë e re për transformim digjital, qytetarët tanë do të kenë mundësi t’i marrin këto shërbime, jo vetëm në 5 qytete, por në 333 hapësira në çdo cep të vendit.”, – deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu. 

Theks i veçantë në transformimin digjital do të ketë edhe siguria kibernetike, thekson ministri, Aliu.

“Siguria kibernetike është një prej sfidave që jo si shtet, por si botë ku gjendemi sot, kështu që një nga shtyllat kryesore të agjencisë për digjitalizim do të jetë edhe siguria kibernetike.”, – theksoi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu.

Gjatë digjitalizimit të shërbimeve vëmendje shumë e veçantë do t’i kushtohet edhe përmirësimit të infrastrukturës digjitale për personat me aftësi të kufizuara. Në përpilimin e strategjive dhe hapave të implementimit të strategjisë digjitale janë inkuadruar edhe të rinjtë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit. 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:52