Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Afro 9000 pensionistë pa pensione

Afro 9000 pensionistë pa pensione

Gati 9,000 pensionistë, ish-klientë të Eurostandard Bank, nuk kanë marrë ende pensionin e tyre të gushtit.

Fondi i Sigurimeve Pensionale njofton një pagesë të jashtëzakonshme të hënën, por vetëm për ata që do të arrijnë të hapin një llogari të re transaksioni në një bankë tjetër deri atëherë. Përndryshe shansin e ardhshëm për të marrë pension do ta kenë në fund të këtij muaji, më 25 shtator.

Pagesa e të ardhurave nga pensioni për muajin gusht është bërë ndaj 35,487 përfituesve të pensioneve, që kishin një llogari transaksioni në Eurostadard Bank. Me shkëmbimin e fundit të të dhënave për llogaritë e transaksioneve me bankat kanë mbetur 8,861 pensionistë – thonë nga Fondi i Sigurimeve Pensionale.

Rënia e Bankës Eurostandard bllokoi pensionet e 50,000 pensionistëve të cilët, në një garë me kohën, u përpoqën të hapnin llogari me një bankë tjetër, që ata të vazhdojnë të marrin para. Edhe postierët gjithashtu ndaluan dërgesën e pensionit nëpër shtëpi, sepse pikërisht banka e fal*imentuar e kryente qarkullimin pagesor në Postën e Maqedonisë. Posta duhet të nënshkruajë një kontratë me një bankë tjetër. Sot skadoi afati për bankat, që të përgjigjen nëse janë të interesuara për bashkëpunim. Nga Posta për Alsat thonë se 8 banka janë interesuar për këtë. Këshilli drejtues ende nuk ka filluar negociatat me secilën prej tyre.

Continue Reading

Previous: Kuvendi, për te hënën do të caktohet seancë plenare
Next: Zaev: Pensionim i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.