Abuzon dhe kërcënon babain!

Mbrëmë në ora 21:00, në rrugën ,,Gjorce Petrov“ në Tetovë, efektivët e policisë së SPB Tetovë, e kanë arrestuar 26 vjeçarin Xh.I. nga Tetova i cili kishte abuzuar dhe kërcënuar me jetë babain të tij 56 vjeçar .
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të përgaditet parashresë adekuate.
Po ashtu dje në ora 15:45, personi M.S. (64) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 14:30 në rrugën ,,108“ në Tetovë kishte qenë i sulmuar fizikisht nga
një person, për shkak të keqkuptimeve në trafik lidhur me përparësinë e kalimit.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes. Gostivari Sot