A është takuar me Arben Taravarin, flet Afrim Gashi!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 12:29

A është takuar me Arben Taravarin, flet Afrim Gashi!

T&S

Në intervistën e fundvitit për Agjencinë e lajmeve Flaka kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi është pyetur për bashkëpunimin me partitë opozitare. Gashi u pyet nëse ka pasur kontakte me Arben Taravarin pasi u caktua për ushtrues detyre kryetar në ASH.

“Personalisht nuk jam takuar ende, sepse nuk kam dashur që kjo të interpretohet në kontekst të zgjedhjes së kryetarit të ri të ASH-së. Nëse z. Taravari zgjidhet në këtë detyrë në kongresin e kësaj partie, unë me shumë kënaqësi do ta takoj dhe do ta shtrij dorën e bashkëpunimit. Në të vërtetë, ASH-ja edhe deri tash ka gjetur mikun tek AlternAtivA dhe për këtë mund t’jua dëshmojnë kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie, por edhe zyrtarët e tjerë”, shton Gashi.  

Intervista u zhvilluar para kongresit të Aleancës për Shqiptarët, dhe përgjigja përkon me atë periudhë kohore.

Në pyetjen se cili është bashkëpunimi juaj me partitë pjesëmarrëse në pushtet, dhe sa jani bashkëpunues me partitë e bllokut opozitar, Gashi me përgjigje: Ashtu siç e kam thënë në kongres, për ne nuk ka parti mike dhe armike, por ka parti me të cilat mund të bashkëpunojmë dhe me të cilat nuk mund të bashkëpunojmë. Këtë e gjykojmë duke parë a kemi pika të përbashkëta programore dhe për çfarë mund të bashkëpunojmë. Fjala bie, ne nuk mund të bashkëpunojmë asnjëherë me parti që janë kudër integrimit europian të Maqedonisë së Veriut ose me parti që shprehin albanofobi. Me partitë tjera mund të komunikojmë, me disa mund të bashkëpunojmë, me disa mund të tolerohemi dhe me disa mund të ruajmë ekuidistancë. Sa u takon partive qeveritare, përkundër dallimeve ideologjike dhe politike që i kemi, përpiqemi të bashkëpunojmë në pikat që na bashkojnë dhe të gjejmë gjuhe kompromisi aty ku kemi dallime. Edhe pse jemi në një qeveri, ne për asnjë presje nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë ndaj BDI-së, por – fjala bie – kur bëhet fjalë për integrimin në BE, kjo është një temë që del mbi neve si subjekte”, shton Gashi.

Në anën tjetër, thotë ai, ne e kemi ruajtur frymën e mirë të komunikimit dhe bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët dhe ata na drejtohen shpesh me kërkesa dhe gjithnjë gjejnë mirëkuptimin tonë.

“Për shembull, ka vite që Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Gostivarit ishin bllokuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike nga ata që e kanë drejtuar këtë ministri më parë, por që tash trajtohen me korrektësi dhe drejtësi. Ne as nuk jemi nihilistë që t’i urrejmë të gjithë, por as nuk jemi optimistë e të themi se të gjithë duhet t’i kemi aleatë dhe miq. Fundja, ne jemi parti dhe kjo nënkupton se ne jemi një entitet në vete që angazhohet për një kauzë që e dallon nga partitë e tjera”, përfundon Gashi.

Lexo intervistën e plotë:

https://flaka.com.mk/hyrja-ne-qeveri-kryetari-gashi-zgjodha-te-jem-ne-anen-e-qytetareve/embed/#?secret=gwv09GBekz#?secret=ziZE35yL2a
Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 12:29

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...