Muftinia e Gostivarit, publikuan të ardhurat nga zeqati por munguan ata për anëtarësinë!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Maj, 2023 19:56 Updated

Muftinia e Gostivarit, publikuan të ardhurat nga zeqati por munguan ata për anëtarësinë!

Opinioni i gjerë në Gostivar nuk e mësoi numrin e anëtarësisë në Muftininë e Gostivarit. Ajo që dihet është fakti që nën administrimin e saj janë 73 xhami, por jo dhe numri i anëtarësimeve, transmeton Gostivari Sot.

Në bazë të rregullores së BFI, çdo familje e besimit Islam obligihet të regjistrohet në xhaminë më të afërt, dhe për çdo vit të krye pagesën në emër të anëtarësisë për çdo anëtar të familjes pa përjashtim. Për çdo anëtar, pagesa është 10 euro në vit.

Pikërisht ky fakt nuk u bë publik nga BFI, si institucion përgjegjës për organizimin dhe administrimin e jetës fetare në rajonin e Gostivarit. 

Nuk dihet numri i anëtarësisë dhe sa mjete inkasohen brenda vitit në emër të participimit.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë së vitit 2021 në Gostivar rezultuan 59.770 banorë të regjistruar, 19.842 kishte në Komunën e Vrapcishtit dhe 5.042 u regjistruan në Komunën e Mavrovë – Rostushës.

Bazuar në përkatësinë etnike e që lidhet edhe me atë fetare, në komunën e Gostivarit ka gjithsej 42.946 banorë shqiptarë, turq e romë, në komunën e Vrapcishtit 18211 banorë janë shqiptar, turq e romë, ndërsa në Komunën e Mavrovë – Rostushës numërohen 3502 banorë kryesisht të përkatësisë fetare islame, përfshi edhe popullatën që flet maqedonisht dhe përkatësi fetare islame të njohur ndryshe si Torbeshë. Numri totual i popullatës islame, llogaritet të jetë 64.659. Këto shifra jepen për popullsinë e përgjithshme rezidente, dhe jo edhe për mërgatën. Numri pritet të jetë shumë më i madh.

Sa i përket përkatësisë fetare në nivel të shtetit nga numri total prej 1.836 713 banorë, 590.878 ishin musliman.

Muftinia e Gostivarit, duke dashur të bëjë transparencën aq shumë të kërkuar nga besimtarët Islam, këto ditë publikoi mjetet e grumbulluara nga Sadekatul Fitri dhe Zeqati, por jo edhe nga anëtarësia.

“Shprehim mirënjohje të veçantë mbarë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe këshillave të xhamive, për kontributin e dhënë në Sadekatul Fitër dhe Zeqat gjatë muajit Ramazan, në mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore: SHMI “Medreseja ISA BEU” me paralelelet e saja dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup”, njoftuan nga Muftina e BFI në Gostivar.

Shuma totale e mbledhur në Sadekatul Fitër është: 6.888.000, denarë ose 112.000, Euro ndërsa në Zeqat është: 6.150.986, denarë ose 100.016, Euro.

Vlera totale kap shumën prej: 13.038.986, denarë ose 212.016, euro. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Maj, 2023 19:56 Updated