Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Kuriozitete
  • 62 vjeçari digjet nga zjarri në makinë pasi…

62 vjeçari digjet nga zjarri në makinë pasi…

Një shofer 62-vjeçar që mbante vazhdimisht gazin shkelur teksa përpiqej të nxirrte makinën e tij te ngecur ne një brez dëbore, është vrarë në New Jersey, SHBA teksa fuoristrada e tij u përfshi nga flakët e motorit.

Policia në qytezën e Little Ferry tha se autoritetet ishin thirrur dje herët për të nxjerrë një makinë të bllokuar në një rrëpirë të ulët me dëborë.

Kapiteni Ronald Klein tha se oficerët shkuan për ndihmë rreth makinës tip Mazda CX-5 ku shoferi vazhdimisht mbante gazin shkelur duke e tundur makinën para e prapa, për ta nxjerrë nga dëbora.

Policia tha se shoferi as që ua vuri veshin thirrjeve të oficerëve që trokisnin në xhamat e tij dhe tentonin ta ndalonin. “Ai nuk pushoi asnjëherë duke i dhënë gaz”, tha kreu i policisë vendase James Walters për mediat.

Oficerët më pas u kthyen te mjeti i tyre për të marrë pajisjet e tërheqjes, kur dëgjuan një zhurmë plasjeje dhe panë flakët që rrethuan nga poshtë mjetin e bllokuar.

Flakët u përhapën dhe oficerët tentuan pa sukses të hapnin makinën për të shpëtuar shoferin. Ata arritën të thyejnë një dritare por mjeti shpejt u rrethua nga zjarri dhe nuk mundën e të arrinin te njeriu.

Zjarri u fik vetëm pas ardhjes së zjarrfikësve por shoferi i mjetit ishte djegur aq sa nuk njihej.

“Ishte një skenë e tmerrshme”, tha Walters. Policia tha se ka njoftuar familjen e të ndjerit por po presin të dhënat dentare për identifikimin zyrtar.

“Është e çuditshme sesi mori zjarr në atë mënyrë. Ne nuk e dimë nëse është një ngjarje e dyshimtë apo jo. Ndodhi shumë shpejt”, tha shefi Walters.

Continue Reading

Previous: Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes/ Çfarë duhet të bëni
Next: Njihuni me 8 ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë

Të ngjashme

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

1_PAY-This-Brazilian-beauty-earns-$300K-a-year-just-from-posting-pictures-of-her-bum-online-and-can-rack Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi

Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.