535 raste të reja gjatë ditës së sotme
Në 24 orët e fundit është regjistruar një tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2 455 teste ku 535 kanë rezultuar pozitivë. Vetëm në Shkup janë regjistruar 277 raste të reja.
Gostivari sot ka 6 raste te reja. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa janë shëruar 190 të tjerë.