52 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë duke qëndruar në një kafiteri
Më datë 13.08.2020 në orën 06.50 personi H.A. (36) nga Gostivar, ka raportuar se në bulevardin Vëllezrit Gjinovski në Gostivar, më saktësisht në tarracën e lokali hotelerik, ka vërejtë se në njërin nga kolltuqet e lokalit qëndron i shtrirë një person i panjohur, i cili nuk jepte shenja jete.
Pjestarët e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.A. (52) nga Gostivari dhe mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen.
Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB-Gostivar kanë inspektuar vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të Prokurorit Publik i ndjeri është transferuar në morgun e Qendrës mjekësore Gostivar.