517 euro, paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 13:00 Updated

517 euro, paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht

Paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht të këtij viti ishte 31.871 denarë (517 euro) dhe është për 11,3 për qind më e lartë se muaji i njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja ka të bëjë, para së gjithash me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Industria e përpunimit (16,2 %), Objekte akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (16,1 %) dhe Art, argëtim dhe rekreacion (15,6 %).

Rritje të neto-pagës mesatare mujore të paguar për çdo punëtor, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (4.1%), Furnizim me ujë; largim të ujërave të zeza, menaxhim me mbeturina dhe aktivitete për sanimin e mjedisit (3,8 %) dhe Miniera dhe nxjerrje të gurëve (3,1 %).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 13:00 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...