48 orë paraburgim për kërcënuesin më bombë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 13:15

J.I, punonjësi i NQP-së, i cili dërgoi email me kallëzim të rremë se ishte vendosur bombë në afërsi të kompanisë, me vendim të Gjykatës Penale do të shkojë në paraburgim. Raportohet se punonjësi dyshohet për krim të rëndë terrorizmi, për shkak të e-mail-it që ka dërguar.

Për momentin nuk ka të dhëna për arsyet për të cilat është kërkuar kjo masë, përkatësisht nëse është për shkak të rrezikut të arratisjes, përsëritjes së veprës penale apo ndikimit të dëshmitarëve. J.I do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë, të cilat do t’i mbajë në burgun e Shuto Orizares.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 13:15