45 familje nga Gostivari i morën çelësat e banesave të reja sociale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2023 20:36

45 familje nga Gostivari i morën çelësat e banesave të reja sociale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Gostivar në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryetarit të komunës, Arben Taravari dhe drejtorit të Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të objekteve banesore dhe afariste, Zoran Gjorgijev, ndanë çelësat e shtëpive të reja 45 familjeve nga kategoritë e cenueshme sociale.

“Të kesh një shtëpi të ngrohtë, një çati mbi kokë për fëmijët, për familjen tënde do të thotë shumë dhe në të vërtetë jam shumë i lumtur që sot, së bashku, këtu në Gostivar, ndajmë lumturinë e 45 familjeve, të cilëve ua dorëzojmë çelësat e shtëpive të tyre”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Gostivar.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka theksuar se së shpejti do të vendosen me banim edhe 25 familje të tjera nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

“Më vjen mirë që po realizohet një projekt i mirë për mysafirët. Sot 45 familje gostivarase do të akomodohen në banesa të reja dhe shpresoj në një të ardhme të afërt edhe 25 të tjera. Këto janë gjëra të mira që shteti mund t’i bëjë për familjet e rrezikuara sociale”, tha Taravari.

Drejtori i Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira afariste Gjorgijev, tha se objekti kolektiv banesor i destinuar për personat në rrezik social dhe kategoritë tjera të cenueshmesociale në Gostivar ka një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 3000 m2 dhe ka P+4 me 2 hyrje.

“Disponon me  70 njësi banimi, që mbulon një sipërfaqe prej 33 – 44 m2. Të gjithë kanë ballkone që mbulojnë një sipërfaqe prej 1 – 4 m2, 70 hapësira bodrumesh me një sipërfaqe prej 4 – 10 m2, 18 hapësira parkimi dhe qasje te personat me aftësi të kufizuara. Investimi i përgjithshëm i objektit është 103,000,000 denarë. Kontrolli teknik u bë në Prill 2021, “tha Gjorgiev.

Siç tha kryeministri Kovaçevski, në 4 vitet e kaluara janë ndërtuar dhe janë në fazë ndërtimi 864 banesa sociale. Deri më tani, përveç këtu në Gostivar, banesa janë shpërndarë edhe në Makedonski Brod, Strumicë, Probishtip, Vinicë, Sveti Nikollë. Banesat janë ndarë menjëherë pasi janë ndërtuar, njoftime të tilla për ndarjen e banesave janë në vazhdim në Gjevgjeli, ndërtimi i banesave sociale në Demir Kapi ka përfunduar dhe banesat duhet të ndahen aty. Banesat sociale në Negotinë janë në fazën përfundimtare dhe po ndërtohen banesa sociale për mbi 500 bashkëqytetarë tanë në Dibër, Butel, Veles, Koçan dhe Saraj.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2023 20:36