30 milion denarë për rinovimin e Spitalit të Gostivarit

Pas vendimit të qeverisë për rialokim të mjeteve të parapara për Kargo Aeroportin në Shtip me vlerë 35 milion euro, në suaza të 99 projekteve të parapara për 75 qytete, Gostivari do të fiton buxhet për rinovimin e Spitalit të Gostivarit, njofton Gostivari Sot
Bëhet fjalë për 29.569.375.00 denarë që do të shfrytëzohen për rinovimin e Spitalit të Gostivarit.
Nga qeveria u arsyetuan që nuk ka arsyetim ekonomik që të ndërtohet aeroporti kargo në Shtip andaj i njëjti shkon në histori. Me këto mjete në 75 komuna do të ndajnë 35 milion euro për ndërtimin e ujësjellësit, kanalizimit, renovim të shkollave, spitaleve… Gostivari Sot