3 raste të reja, 13 të shëruar nga koronavirusi në rajonin e Gostivarit
Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1372 testime ndërsa janë regjistruar 112 raste të reja me koronavirus, njofton Gostivari Sot
Më tepër raste janë regjistruar në Shkup-46, Kumanovë-7, Strumicë-11, Manastir-7, Gostivar 3 raste.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 159 pacientë të shëruar nga kovid-19, nga të cilët 13 nga rajoni i Gostivarit.
Tetë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.