23 tetor. Sot festohet, nesër s’punohet!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Tetor, 2022 09:24

23 tetor. Sot festohet, nesër s’punohet!

Sot vendi shënon 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori, gjegjësisht 24 Tetori i vitit 2022 (e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për festa të RMV-së, njofton Flaka

E me rastin e festës shtetërore, kanë uruar qytetarët krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Stevo Pendarovski u ka dërguar urim qytetarëve me rastin e festës së sotme, Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Ju uroj 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë kujtojmë të rinjtë trima, të cilët, në pamundësi për të përballuar gjendjen e vështirë të popullit maqedonas të pafavorizuar, formuan Organizatën Revolucionare Maqedonase në vitin 1893. Të frymëzuar nga kjo ide, breza të tërë patriotësh iu bashkuan luftës së gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në idealet e drejtësisë, lirisë dhe një jete dinjitoze në të cilën do të ketë vend për çdo burrë e grua, pa dallim kombësie, gjuhe dhe feje”, shkruan Pendarovski.

Ai vizion trim që lidhi Ilinden 1903 dhe ASNOM 1944 më në fund u realizua më 8 shtator 1991 në shtetin e pavarur te Maqedonise.

“Brezi ynë po kalon një periudhë sfidash të thella globale dhe pasigurie të madhe. Evropa dhe bota po përballen me një krizë ekonomike dhe energjitike që fillimisht u shkaktua nga pandemia, por u thellua në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë. Për t’u përballur me sukses me këto sfida, ne duhet të pajtohemi dhe bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët për ndërtimin e përditshëm dhe të përkushtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet i avancuar evropian me kulturë të zhvilluar demokratike, ekonomi të qëndrueshme dhe institucione transparente. Si një vend në të cilin do të sundojë ligji dhe do të sanksionohet padrejtësia, në të cilin brezat e rinj do të mund të jetojnë me dinjitet me mundësi të barabarta për përparim. Gëzuar 23 Tetorin, thuhet në urimin e kreut të shtetit”, përfundon urimin Pendarovski.

Edhe Kryetari i Kuvendit, të RMV-së ,Talat Xhaferi, në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, ka dërguar urime me rastin e festës kombëtare 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Kujtimi i betejave të vjetra që na çuan në atë që jemi tani, le të jetë një kujtesë dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme që bëjmë në jetë. Le të jenë mësim se respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi, dhe bashkimi në përpjekjet për të ndërtuar një shtet modern, demokratik dhe të avancuar mund të na numërojnë vetëm në vendet me një histori suksesi. Kemi ndërmarrë hapa jashtëzakonisht të vështirë, na presin të reja dhe të panjohura, por nëse jemi të sinqertë dhe të bashkuar në atë rrugë, asgjë nuk do të na lëkundë!”, thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Tetor, 2022 09:24

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...