Administrata Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka vendosur datën 6 mars për nisjen e misionit të saj historik “Artemis II”, që do të shënojë udhëtimin e parë njerëzor rreth Hënës pas më shumë se 50 vjetësh.
Misioni do të zgjasë rreth 10 ditë, ku katër astronautë – amerikanët Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe kanadezi Jeremy Hansen – do të nisen me kapsulën Orion të vendosur mbi raketën SLS. Kabina është e përshtatshme për të ushqyer, punuar dhe fjetur gjatë gjithë udhëtimit.
Në ditën e parë, ekipi do të qëndrojë në orbitën e Tokës, për të nisur më pas rrugën drejt Hënës, duke kaluar mbi zona të panjohura dhe duke u afruar deri në 9500 kilometra mbi sipërfaqen hënore. Astronautët do të kenë mundësi për të studiuar dhe fotografuar sipërfaqen hënore, duke i hapur rrugë një misioni të ardhshëm me qëllim uljen në Hënë.
NASA ka vendosur datën e nisjes pas disa testeve të suksesshme, duke rritur shpresat për një mision të suksesshëm dhe historik.

