Arben Taravari, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si një kohë të rëndësishme reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Qoftë muaji i Ramazanit një kohë reflektimi për të zbuluar sa më shumë dritë e tolerancë për veten e për njëri-tjetrin, sepse kemi shumë nevojë! Agjërim të lehtë e sidomos të pranuar! Paqe!”, ka shkruar Taravari.

Ai ka theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe paqe në shoqëri, duke uruar që ky muaj të shërbejë si moment vetëdijesimi dhe afrimi mes qytetarëve. Gazeta Flaka