Franca është përballur me një alarm të kuq për përmbytje pas stuhisë Nils, e cila ka shkaktuar kaos në disa zona të vendit.

Lumi Garonne ka dalë nga shtrati, duke përmbytur shtëpi dhe izoluar fshatra të tëra. Autoritetet paralajmërojnë për përmbytje të mëdha në lumin Maine dhe lumin Loire gjatë ditëve në vijim, ndërsa niveli i ujit pritet të rritet.

Kjo situatë vjen pas stuhive në Portugali dhe Spanjë, ku të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mijëra janë evakuuar. Shkencëtarët paralajmërojnë për nevojën e përgatitjes ndaj ngrohjes globale dhe skenarëve ekstremë klimatike.