Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Pritjen Shtetërore me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.
Ahmeti theksoi se rruga e Kosovës ka qenë rrugë sakrifice, vizioni dhe përkushtimi të palëkundur për liri dhe shtetndërtim, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment historik për gjithë shqiptarët.
“Urime përherë Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë historike”, u shpreh ai.
Kosova shënon 18 vjet nga shpallja e pavarësisë, një proces i gjatë politik dhe historik që kulmoi me konsolidimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare. Gazeta Flaka

