Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,69 % krahasuar me vendimin e datës 9 shkurt 2026.

Sipas vendimit, nga 17 shkurt 2026, ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

  • EUROSUPER BS-95 – 73,00 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98 – 75,00 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) – 68,00 denarë/litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,00 denarë/litër
  • Mazut M-1 SU – 33,883 denarë/kilogram

Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar për litër, ndërsa çmimet e EURODIZELIT dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara.

Ndërkohë, çmimi i mazutit M-1 SU rritet për 0,233 denarë për kilogram, duke arritur në 33,883 den/kg.

Vendimi i ri hyn në fuqi në mesnatë dhe do të vlejë deri në miratimin e një vendimi të ri nga KRRE.