Gjermania do të zgjasë kontrollet në kufijtë e saj edhe për gjashtë muaj të tjerë përtej datës 15 mars, për shkak të situatës së vazhdueshme të sigurisë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, në një deklaratë për gazetën Bild.

Sipas raportimit të gazetës, njoftimi zyrtar për këtë vendim po i dërgohet aktualisht Komisioni Evropian, duke respektuar procedurat e Bashkimit Evropian.

“Ne po zgjerojmë kontrollet në kufijtë me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë një element i riorganizimit tonë të politikës së migracionit në Gjermani”, citohet të ketë thënë Dobrindt.

Vendimi vjen në kuadër të masave të shtuara për siguri dhe menaxhim më të rreptë të migracionit.