Më 15 shkurt 2026, rreth orës 21:50, në një fshat të komunës së Gostivarit, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Gostivarit kanë arrestuar një 52-vjeçar, B.K., pas një denoncimi të bashkëshortes së tij 40-vjeçare për dhunë fizike në familje.
I dyshuari u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.

