Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesnatën e së enjtes në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, ku shtetasja me iniciale E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Mjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, e reja është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.