Një 18-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.S., është ndaluar pasi, më 9 janar në Kapishtec të Shkupit, drejtoi makinën pa patentë dhe shkaktoi vdekjen e një gruaje.
Avokati i familjes, Zvonko Davidoviq, bëri të ditur se S.S. u kap në qytetin e Vranjës në Serbi dhe pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.
Davidoviq shtoi se ka shumë mundësi që edhe babai i të riut është ndaluar. Ai theksoi se klientët e tij nuk e dinin se po transportonin një autor të një krimi kaq të rëndë. “Burri punon në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është prind i një fëmije me nevoja të veçanta. Ai shpesh udhëtonte në Serbi për të blerë suplemente”, deklaroi avokati.
Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet po përgatiten për ekstradimin dhe procedurat ligjore të mëtejshme ndaj të riut.

