Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po konsideron masa të reja rregulluese ndaj videolojërave me përmbajtje të dhunshme, pas vendimit për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për adoleshentët nën moshën 15 vjeç.

Macron deklaroi se qeveria duhet të veprojë për të mbrojtur të rinjtë nga “manipulimi i informacionit” dhe përmbajtjet e dëmshme, duke përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve në platformat digjitale.

Në një intervistë për Brut, presidenti francez theksoi se disa videolojëra mund të krijojnë trauma te të rinjtë dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të drejtpërdrejta, nëse ekspertët e shëndetit mendor e konsiderojnë të nevojshme.

Paralelisht, Macron mbështeti uljen e orëve mësimore dhe rritjen e pushimeve në shkolla, në mënyrë që nxënësit të kenë më shumë kohë për aktivitetet sportive dhe kulturore.