Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me kompaninë EKO-TEKS Group, ka vendosur kontejnerë për mbetje tekstile në disa shkolla të qytetit, me qëllim nxitjen e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Nga Komuna bëjnë të ditur se iniciativa ka për synim rritjen e vetëdijes ekologjike te nxënësit dhe stafi arsimor, duke i inkurajuar ata për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve tekstile.
“Kjo iniciativë synon të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes dhe në promovimin e kulturës së riciklimit që në moshë të hershme, përmes edukimit praktik në ambientet shkollore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.
Sipas autoriteteve komunale, projekte të tilla kanë rëndësi të veçantë për edukimin ekologjik të gjeneratave të reja.
“Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në mjedis dhe në ngritjen e ndërgjegjësimit ekologjik te të rinjtë”, theksohet më tej në njoftim. Gazeta Flaka

