Komisioni Rregullator për Energji (KRRE) ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, me një mesatare prej 0.77%, krahasuar me vendimin e datës 26 janar 2026.

Sipas vendimit, nga ora 00:01 e datës 3 shkurt 2026, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja maksimale të derivateve të naftës:

  • Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 72.00 denarë/litër
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 74.00 denarë/litër
  • Karburant dizel EURODIESEL BS (D-E V): 68.00 denarë/litër
  • Vaj karburanti ekstra i lehtë 1 (EL-1): 67.00 denarë/litër
  • Naftë për karburant M-1 NS: 33.885 denarë/kg

KRRE njofton se çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 mbeten të pandryshuara, ndërsa çmimi i EURODIZEL-it dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak rritet për 0.50 denarë për litër.

Po ashtu, çmimi i naftës për karburant M-1 NS rritet për 0.786 denarë për kilogram, duke arritur në 33.885 denarë/kg.

Sipas KRRE-së, rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referuese të derivateve të naftës në tregun botëror. Krahasuar me llogaritjen e mëparshme, çmimet janë rritur mesatarisht:

  • për benzinën me 2.433%,
  • për naftën me 4.757%,
  • për vajin ekstra të lehtë me 3.829%,
  • për mazutin me 5.973%.

Ndërkohë, kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit amerikan në periudhën e fundit ka shënuar një ulje prej 1.6498%, faktor që ka ndikuar pjesërisht në përllogaritjen e çmimeve.