Më 2 shkurt 2026, rreth orës 06:45, në bulvarin “Maqedonia” në Dellçevë, policia privoi nga liria një person të moshës 23 vjeçare, S.D. nga fshati Trabotivishtë, për shkelje të ligjit për drejtimin e automjeteve.

Gjatë një kontrolli rrugor, policia ndaloi një Volkswagen Golf me targa të Dellçevës, i drejtuar nga i riu, dhe konstatoi se ai drejtonte automjetin pa patentë shoferi.

Me urdhër të prokurorit publik, automjeti u sekuestrua, ndërsa personi u privua nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shkeljen përkatëse.