Prokuroria Publike në Kavadar ka hapur procedurë hetimore ndaj katër personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë marrë me automjet një vajzë 13-vjeçare nga Negotina, me të cilën njëri prej tyre kishte njohje të mëparshme. Viktima është dërguar në një lokacion të izoluar jashtë zonës së banuar, në afërsi të fshatit Krivollak.
Prokuroria dyshon se në atë vend të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke përdorur dhunë fizike dhe verbale.
Duke pasur parasysh peshën e veprës penale dhe rrezikun e arratisjes apo ndikimit në procedurë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit efektiv për të gjithë të dyshuarit. Për këtë vepër penale, Kodi Penal parashikon dënim me burg prej të paktën 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Hetimet për rastin janë në vijim.

