Sipas sinoptikanëve, nesër në mëngjes moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa drejt mbrëmjes dhe gjatë natës, vranësirat do të shtohen fillimisht në pjesët perëndimore, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë të lehtë në malet më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 2 gradë për minimalen dhe nga 8 deri në 12 gradë për maksimalen.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu gjatë pasdites. Erë e lehtë deri mesatare nga jugu do të jetë e pranishme, me temperatura që do të arrijnë 0 gradë minimalja dhe 8 gradë maksimalja.
Gjatë ditëve në vijim, reshje lokale shiu dhe borë të lehtë në male do të vazhdojnë të jenë të pranishme të enjten. Të premten dhe të dielën pritet mot kryesisht me vranësira dhe kushte për reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa të shtunën dhe të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme.

