Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “mashtrim”.
Sipas njoftimit të MPB-së, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vallandovë ka ngritur kallëzim penal kundër:
- K.D. (55) nga Josifova për dyshim për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”;
- Z.M. (51) nga Strumica për dyshim për kryerje të veprës penale “mashtrim”.
Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2022, Z.M. i ka dhënë autorizim një personi tjetër për shitjen e pasurisë së tij të patundshme, edhe pse më parë kishte deklaruar se nuk do ta tjetërsonte pa pëlqimin me shkrim të përfituesit të kredisë. Pas kësaj, kontrata e shitjes u lidh me babanë e tij dhe u solemnizua në noter, për t’u regjistruar më pas në Njësinë e Kadastrës së Pasurive të Patundshme.
Ndërsa K.D., si referente e pavarur për çështje gjeodezike, ka bërë një ndryshim në kadastër duke ia kthyer parcelën pronarit të mëparshëm, Z.M.
MPB njofton se po vijon hetimi për marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

