Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalas, në Greqinë qendrore, duke shkaktuar humbjen e jetës së tre personave.

Sipas autoriteteve të shërbimit zjarrfikës grek, në momentin e shpërthimit të zjarrit në fabrikë ndodheshin gjithsej 13 persona. Tetë prej tyre kanë arritur të dalin nga objekti, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zjarri ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa shkaku i saktë i incidentit ende nuk është konfirmuar. Mediat lokale raportojnë se pak para shpërthimit të zjarrit është dëgjuar një shpërthim i fortë.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar rreth 40 zjarrfikës me 13 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e objektit. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.