Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka miratuar vendimin e ri për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport.
Sipas këtij vendimi, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1 denar për litër në krahasim me vendimin e mëparshëm të datës 20 janar 2026. Me këtë rritje, çmimi i shitjes me pakicë i eurodizelit, pas mesnate, do të jetë 67,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara. EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet me çmim prej 72,00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me çmim prej 74,00 denarë për litër.
Vendimi i KRRE-së hyn në fuqi pas mesnate dhe do të vlejë deri në marrjen e një vendimi të ri për çmimet e karburanteve.

