Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë, pranë hyrjes në fshatin Neproshten, ku janë përfshirë tre automjete të tipit “Volkswagen Golf”.
Sipas njoftimit nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 25 janar 2026, rreth orës 22:50, ndërmjet veturave me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36). Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore, të dy janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga fshati Dobrosht, bashkudhëtare në automjetin “Golf” të drejtuar nga A.I., i cili vetë ka pësuar lëndime trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi A.J. nga fshati Sllatinë.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

