Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në SHBA, ku 7 persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pas rrëzimit të një avioni privat. Ngjarja ndodhi të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor, shteti i Maine.
Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të SHBA-së, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për ekipet e shpëtimit.

