Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj një 46-vjeçari nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor 2025, kur një grua 72-vjeçare nga fshati Bukovë u mashtrua përmes telefonit nga një person që u paraqit si inspektor policie, duke i thënë se vajza dhe dhëndri i saj kishin shkaktuar një aksident trafiku. Nën kërcënim dhe bindje të rreme, gruaja dorëzoi 40.000 denarë dhe 1.500 dollarë amerikanë në një lokacion të dakorduar në Manastir.

Pas denoncimit në polici, më 24 janar 2026, i dyshuari u arrestua në pikën kufitare Qafë Thanë dhe e pranoi plotësisht veprën e kryer.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se hetimet vazhdojnë, ndërsa rasti është në proces gjyqësor.