Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi se ekipi amerikan do të udhëtojë sot drejt Moskës.

Ai shtoi se ekipi i tij do të takohet me ekipin amerikan dhe më pas do të zhvillohet një takim trepalësh dyditorEmiratet e Bashkuara Arabe që nga nesër, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Zelensky theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise. “Të gjithë duhet të jenë gati, jo vetëm Ukraina”, tha ai.

Ai shtoi se është më mirë të ketë dialog sesa jo dhe shprehu shpresën që lufta të përfundojë:

“Zoti e bekoftë që lufta të ndalet – shpresoj kështu.”