Një i mitur 16-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në një stacion autobusi në komunën Aerodrom, njofton MPB.
Sipas raportimit, rreth orës 12:30, një person i panjohur e ka sulmuar fizikisht të miturin, duke e shtyrë me forcë në bagazhin e automjetit të tij dhe duke i kërkuar t’i tregojë se kush kishte hedhur topa bore mbi makinën e tij.
Nga MPB bëjnë të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë edhe ndaj shokut të të miturit, i cili ndodhej me të në momentin e incidentit.
Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 22:00 nga nëna e të miturit, E.B. (36) nga Shkupi.
Policia informon se po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e autorit.

